Pyetje - Përgjigje

FAQ

Pyetje - Përgjigje

Ne ofrojmë këshillim dhe asistencë ligjore për projektet e rrugëve, ujësjellësave, urave, shesheve publike dhe procese të tjera të zhvillimit të infrastrukturës. Ndihmojmë klientët në interpretimin e kontratave, procedurave dhe detyrimeve ligjore gjatë gjithë projektit.

Po. Ofrojmë hartim claims-esh, menaxhim kontratash FIDIC, interpretim të klauzolave, si edhe ndihmë për çështje të mosmarrëveshjeve në projekte të financuara kombëtarisht apo ndërkombëtarisht.

Po. Hartojmë testamente dhe ofrojmë konsulta profesionale mbi rregullat ligjore të trashëgimisë, përfshirë zgjedhjen mes trashëgimisë ligjore dhe asaj testamentare.

Po. Hartojmë kontrata midis personave juridikë privatë, kontrata bashkëpunimi, marrëveshje të gentlemeneve dhe memorandume mirëkuptimi, duke siguruar mbrojtje të interesave të klientëve.

Po. Zgjidhim çështje të konflikteve të pronësisë, regjistrimeve të reja, korrigjimeve të hartave, pjesëtimit të pasurisë bashkëshortore dhe çdo procesi ligjor të lidhur me pronën.

Po. Falë përvojës me kontrata ndërkombëtare dhe zotërimit të anglishtes dhe italishtes, ofrojmë shërbime të plota për klientë të huaj që jetojnë, punojnë ose synojnë të investojnë në Shqipëri.

Vlerësojmë vlefshmërinë dhe ligjshmërinë e aktit administrativ dhe paraqesim ankimime pranë organeve eprore dhe gjykatave administrative për mbrojtjen e të drejtave të klientit.

Po. Përfaqësojmë klientët në çështje divorci, kujdestarie, punësimi, pronësie, tregtare dhe administrative në të gjitha shkallët e gjykimit, deri në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese.

Po. Përgatisim dosjet për regjistrim biznesi në QKB, regjistrimin e OJF-ve (fondacione, qendra, shoqata), si edhe marrjen e lejeve administrative të nevojshme për operim.

Po. Ofrojmë konsultime dhe hartim të kontratave të punës, rregulloreve të brendshme dhe dokumenteve që kërkohen nga legjislacioni i punës për një entitet privat.

Po. Ofrojmë konsulta për proceset e shpronësimit sipas ligjit shqiptar dhe hartojmë plane lokale shpronësimi sipas standardeve të bankave ndërkombëtare të zhvillimit.

Po. Ofrojmë ndihmë për procesin e vizave, lejeve të punës dhe fitimin e nënshtetësisë, duke udhëhequr klientët në çdo hap të procedurës.

FUSHAT E EKSPERTIZËS LIGJORE

Fushat juridike në të cilat ushtrojmë veprimtarinë dhe ekspertizën tonë profesionale.

🏗️

Infrastrukturë Publike

Fusha e ndërtimeve të infrastrukturave publike si rrugë, ujësjellësa, ura, sheshe publike dhe rivitalizime.

📑

Claim-e & Kontrata FIDIC

Hartim të claim-eve dhe menaxhim të kontratave FIDIC për projekte infrastrukturore me financime kombëtare/ndërkombëtare.

📝

Testamente & Trashëgimi

Hartim i testamenteve dhe këshilla mbi rregullat ligjore për përzgjedhjen dhe shpërndarjen e trashëgimisë.

🤝

Kontrata & Marrëveshje

Hartim kontratash ndërmjet personave juridikë, marrëveshjeve të bashkëpunimit dhe memorandumeve të mirëkuptimit.

🏠

Pronësi & Konflikte

Këshillim për regjistrime prone, korrigjim hartash, konflikte pronësore dhe pjesëtim të pasurisë.

🧾

Akte Administrative

Vlerësim i vlefshmërisë dhe ligjshmërisë së akteve administrative dhe kontratave administrative.

⚖️

Përfaqësim Gjyqësor

Përfaqësim në divorce, kujdestari, konflikte pune, pronësie dhe çështje tregtare deri në gjykatat e larta.

🏢

Regjistrime Biznesi & OJF

Përgatitje dokumentacioni për regjistrim në QKB, OJF dhe marrjen e lejeve administrative të nevojshme.

👥

E Drejta e Punës

Konsultime dhe hartim kontratash pune dhe rregullore për entitete private në përputhje me ligjin.

🛠️

Shpronësime Publike

Konsulencë për shpronësime dhe hartim plane lokale sipas procedurave të bankave ndërkombëtare.

🚚

Transport & Turizëm

Konsultime ligjore për dërgesa, transport dhe turizëm, dhe hartim kontratash për shërbime të lidhura.

🌿

Mjedis & Energjia

Konsultime ligjore në fushën e mjedisit dhe energjisë së rinovueshme.

Detajet e kontaktit

Na ndiqni në rrjetet sociale

Abonimi email

You have been successfully Subscribed! Ops! Something went wrong, please try again.

© 2026 All Rights Reserved.