Fokusi ynë është të punojmë me klientë shqiptarë kudo që ndodhen: këtu në Shqipëri, Kosovë apo në trojet tjera shqiptare si Ulqin, Tivar, Plavë, Guci, Tetovë, Shkup, Kumanovë, Gostivar, etj, si edhe në diasporën shqiptare në të gjitha anët e botës.
Gjithashtu për shkak të njohurive dhe eksperiencës me kontratat e huaja dhe me klientë të huaj, si dhe rrjedhojë e zotërimit të gjuhëve të huaja si italisht dhe anglisht, do të ishim shumë të kënaqur të punonim me klientë të huaj të cilët jetojnë e punojnë në Shqipëri apo synojnë të vijnë për t’u punësuar apo për të investuar në shtetin shqiptar.
Jemi të gatshëm t’i ndihmojmë ata në çështjet e marrjes së vizës apo lejes së punës, procesin e fitimit të shtetësisë, hapjen e bizneseve të tyre, si dhe në këshillimin ligjor para nënshkrimit të kontratave me efekte pasurore apo investimeve në pasuri të paluajtshme.
© 2026 All Rights Reserved.