KUSH JEMI NE?

KUSH JEMI NE?

Jemi një studio ligjore shqiptare e profilizuar në të drejtën private, duke përfshirë atë civile, në mënyrë
të veçantë jemi të specializuar në çështjet e pronësisë, të së drejtës tregtare, asaj të detyrimeve
kontraktuale, të trashëgimisë, të drejtës familjare, dhe me një profilizim gjithashtu në të drejtën
administrative dhe ndërtimin e infrastrukturave publike dhe të kontratave fidic që përdoren në këtë
industri.

Av. Melisa Ulqini (Dobrozi)

Melisa Ulqini është një juriste dhe avokate me eksperiencë mbi 20 vjeçare në çështjet e ligjit, të administratës publike, të sektorit privat (përfshirë bankat), dhe në fushën e prokurimeve publike, pronësisë dhe të drejtës tregtare.

Ajo mban licensën 3068 (lëshuar në shkurt 2006 nga Dhoma e Avokatisë Tiranë) dhe është e trajnuar në përdorimin e kontratave FIDIC (Red, Yellow, Green, Silver).

Ka përfunduar arsimin e lartë në degën Juridik në Universitetin Shtetëror të Tiranës me mesatare 9.5 dhe ka rreth 20 vjet përvojë në administratën publike, përfshirë regjistrimin e pasurive të paluajtshme, bashkëpunimin me bankat, prokurime publike dhe aktet ligjore për regjistrimin e bizneseve.

Ka punuar për 14 vite si juriste pranë organizatave publike me reputacion ndërkombëtar, përfshirë Fondin Shqiptar të Zhvillimit (Albanian Development Fund). Vizito FSHZH

Që prej vitit 2023 është anëtare aktive e Dispute Resolution Board Foundation (DRBF) me fokus në promovimin dhe përdorimin e ndërmjetësimit si metodë alternative e zgjidhjes së mosmarrëveshjeve në kuadër të kontratave FIDIC. Merr pjesë rregullisht në seminare, webinare dhe konferenca ndërkombëtare. Vizito DRBF

Gjuhët: shqip (amtare), anglisht dhe italisht (rrjedhshëm).

VLERAT TONA

  • Profesionalizëm dhe specializim/ njohuri të thella në çështjet që merren përsipër
  • Integritet dhe ndershmëri
  • Fleksibilitet në komunikim dhe kontakt i vazhdueshëm
  • Konfidencialitet i plotë
  • Ofrim i zgjidhjeve ligjore të personalizura brenda afateve sa më të shkurtra
  • Përdorim i mjeteve ligjore e procedurale sa më efektive
  • Flasim gjuhën tuaj – shqip, anglisht, italisht

Detajet e kontaktit

Na ndiqni në rrjetet sociale

Abonimi email

You have been successfully Subscribed! Ops! Something went wrong, please try again.

© 2026 All Rights Reserved.